Njoftimi i plotë i Liburn Aliut:
“Të dashur qytetarë,
Dua t’ju njoftoj se sapo ia kam dorëzuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën time të dorëheqjes nga detyra e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Menjëherë pas votimit, e kam njoftuar Kryeministrin për këtë vendim.
Konsideroj se zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit – institucionit më të lartë, ku miratohen ligjet dhe ku qeveria jep llogari – nuk është në frymën dhe në lartësinë e idealit për Republikën, që ka qenë dhe mbetet arsyeja e angazhimit tim.”
/kosovajone.press