Fisnik Asllani

Sulmuesi kosovar 23-vjeçar i Hoffenheim-it mund të jetë pasuesi i Robert Lewandowskit.

Sipas Sky, FC Barcelona po e ndjek nga afër sulmuesin e Hoffenheim-it Fisnik Asllani (23 vjeç), i cili shihet si zëvendësues i mundshëm i Robert Lewandowskit. Reprezentuesi i Kosovës ka kontratë deri në vitin 2029, por thuhet se në verën e ardhshme do të aktivezohet një klauzolë lirimi në kontratën e tij.

Asllani është një fans i përjetshëm i Barcelonës që nga koha e Messit dhe ka deklaruar në një intervistë për BILD se klubi katalanas ka qenë “ëndrra e tij e fëmijërisë”. Sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale në treg është 18 milionë euro. Përveç Barcelonës, për Asllanin janë të interesuara edhe FC Köln, Werder Bremen dhe LOSC Lille.