Kampionia olimpike Distria Krasniqi po shkëlqen në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.
Pas një paraqitjeje dominuese, Distria arriti të sigurojë një vend në finale të kategorisë deri në 52 kg. Në gjysmëfinale, ajo triumfoi ndaj hungarezes Reka Pupp, pasi më herët kishte eliminuar serben Nikolina Nisavic dhe amerikanen Jenna Schurr.
Në finale, ylli i xhudos sonë do të përballet me fituesen e duelit mes Naomi van Krevel dhe Iroha Oi.
Suksese, Distria