Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se inteligjenca ruse është e përfshirë në strukturat ilegale në veri të Kosovës.

Në një intervistë për median kroate Večernji List, ai tha se ky ndikim është rritur ndjeshëm që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë dhe se bashkëpunimi mes Moskës dhe Beogradit ka luajtur një rol kyç në këtë proces.

Sipas tij, Rusia po përdor rrjete të ndryshme për të ndikuar në zhvillimet në Kosovë, duke krijuar tensione dhe pasiguri.

Ai theksoi se institucionet e sigurisë po monitorojnë nga afër situatën dhe po bashkëpunojnë me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar destabilizimin e rajonit.

“Kemi informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në strukturat ilegale në veri të Kosovës. Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, ndikimi është rritur përmes bashkëpunimit me Serbinë”, tha ai.

/Kosovajone.press