Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfunduar zyrtarisht dorëzimin e 50 Automjeteve të Blinduara të Sigurisë (ASV) për Qeverinë e Kosovës, si pjesë e Programit për Pajisje të Tepruara të Mbrojtjes.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, këto mjete të avancuara do të përdoren nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) për të përmirësuar kapacitetet mbrojtëse dhe për të rritur efikasitetin operacional.

“Kosova, përmes burimeve të veta, do t’i bëjë këto mjete plotësisht funksionale. Ky është një hap i rëndësishëm në përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e FSK-së dhe sigurisë së përbashkët,” theksohet në deklaratë.

Ky donacion konfirmon mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për sigurinë dhe zhvillimin e institucioneve të Kosovës, si dhe për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

/Kosovajone.press