Vetura me 32kg drogeVetura me 32kg droge

Policia e Kosovës ka ndaluar në Jarinjë një veturë me targa serbe, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 32 kilogramë drogë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, teksa thuhet se operacioni është realizuar në konsultim të plotë me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Më datën 24 mars 2023, pas marrjes së informacionit të besueshëm se një automjet me targa serbe dyshohet se po transporton narkotikë. DHTN-Mitrovicë veri, në koordinim me Policinë Kufitare dhe mbështetje nga Njësia e Krim Teknikes, ka realizuar një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar Republika e Kosovës–Serbi në Jarinjë. Gjatë realizimit të operacionit policor të koduar ‘SHTEGU’ për kontrolle të disa automjeteve të dyshuara, një automjet i markës Mercedes A-Class me targa serbe është përzgjedhur për kontroll. Pasi janë ngritur dyshime të theksuara, automjeti në fjalë është dërguar në Mitrovicën e Jugut për një kontroll më të detajuar. Gjatë inspektimit dhe kontrollit të automjetit, në pjesën e poshtme të tij është gjetur një rezervuar i shtuar metalik, me përmasa 160×97 cm dhe thellësi 25 cm, i cili dyshohej të mbante substanca narkotike. Pas hapjes së rezervuarit, janë gjetur gjithsej 30 pako të mbështjella me folie transparente, që përmbanin substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Pesha totale e sasisë së konfiskuar është 32.4 kilogramë”, ka njoftuar Policia.