Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri.
Të plagosurit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Viktima është Naser Gashi, 62 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar me armë dhe gjithashtu ka një plagë me thikë në gjoks. Personi tjetër i plagosur është Miftar Miftari, 41 vjeç.

Burimet tona bëjnë të ditur se i dyshuari për sulmin është Alban Gashi, i cili ka të kaluar kriminale dhe ka pasur konflikte të mëparshme me Miftar Miftarin.
Mësohet se ai nuk ka vepruar i vetëm, por ka qenë i shoqëruar nga të paktën edhe një person tjetër në momentin e ngjarjes.
Policia tashmë e ka identifikuar të dyshuarin, por ai ende nuk është lokalizuar. Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorëve.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Për më shumë informacione, na ndiqni në:
/KosovaJone.press.